Jo vetëm histori, por edhe miliona,Francë-Kroaci

Ky është Botërori më zemër gjerë nga vitet e tjera. Milionat e shpërndara nga FIFA në Botërorin e “Rusi 2018” ka kaluar çdo kompeticion tjetër të zhvilluar nga institucioni më i lartë futbollit. Për të gjitha skuadrat këtë herë janë shpërndarë plot 670-të milionë euro, një shifër kjo shumë herë më e lartë, se ajo e katër viteve më parë.

Franca dhe Kroacia nuk do të përballen ndërmjet tyre vetëm për histori dhe prestigje, por edhe për milionat që janë në lojë. Diferenca midis ekipit që do të shpallet kampion dhe atij që do të mbajë vendin e dytë do të jetë 10-të milionë euro. Ky buxhet pritet tu vijnë në ndihmë të dy federatave për projektet e tyre.

Kombëtarja, e cila do të triumfojë do të rikthehet në shtëpi me 32.2 milion euro, ndërsa ekipi nënkampion do të fitojë 23.8 milion euro. Gjatë ditës së djeshme u mësua se podiumit të tre më të mirëve ju bashkua edhe Belgjika, e cila do të përfitojë 20-të milionë euro. Ekipet të cilët u eliminuan në fazën e parë janë rikthyer në shtëpi me 7-të milion euro në xhep.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here