Lorenzo pole në Silverstone, Marquez i pesti

Jorge Lorenzo me Ducati siguroi pole position në pistën e Silverstone në përfundim të provave zyrtare të garës së Çmimit të Madh të Anglisë, të cilat zgjatën mbi dy orë dhe të shtyra disa herë për shkak të shiut që ra disa herë në pistën britanike.

Piloti spanjoll regjistroi kohën 2’10”155, më i shpejti në pistë, kohë e arritur në provën e tij të fundit, ndërkohë që la pas shokun e tij të skuadrës Andrea Dovizioso, ndërsa i treti u rendit Johann Zarco.

Vija e duytë e nisjes do të jetë e përbërë nga britaniku Cal Cruchlow, spanjolli Marc Marquez e italiani Danilo Petrucci. Piloti spanjoll kampion bote nuk arriti të jetë asq i shpejtë sa pritej, por nesër mund të jetë më i shpejtë në garë, ashtu siç dhe ka vepruar gjithnjë. Vetëm i 12-ti Valentino Rossi me Yamaha, pasi motori japonez nuk arriti të përshtatet si duhet me ndryshimet klimaterike dhe pistën e lagur, ndërsa shoku i tij i skuadrës Maverick Vinales u klasifikua i 11-ti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here