Duel në merkato, Interi dhe Napoli fillojnë ankandin për mesfushorin e kombëtares italiane

Viti 2018 ishte i jashtëzakonshëm për mesfushorin Nikolo Barela. Futbollisti i Kaljarit në tetor debutoi në kombëtare dhe tashmë është ndër futbollistët më të kërkuar në merkato.

21-vjeçari është gati për hapin e madh në karrierë, teksa drejtuesit e Kaljarit ia dinë mirë vlerën dhe nuk e lëshojnë pa 50 milionë euro. Napoli e ka nisur sulmin për të siguruar shërbimet e Barelës, teksa ka ofruar 20 milionë, plus futbollistët Ounas e Rog.

Në garë për talentin italian janë dhe zikaltërit e Interit, të cilët kanë mbetur të zhgënjyer nga belgu Naingolan.  Pengesa e vetme është shitja e një lojtari “big”, sepse vetëm në atë rast Interi do ketë mundësi të shpenzojë aq shumë për merkaton.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here