Marquez pole në Argjentinë, e ndjekin Vinales dhe Dovi

Marc Marquez me Honda ka siguruar “pole position” sot në pistën e Termas De Rio Hondo, në Argjentinë, aty ku nesër do të zhvillohet gara e dytë sezonale në Moto GP.

Piloti spanjoll dha kohën 1’38”304, duke qenë më i shpejti në pistë. Në vendin e dytë u rendit patrioti i tij Maverick Vinales me Yamaha.

Pas dy pilotëve spanjollë u klasifikuan dy italianë, i treti Andrea Dovizioso me Ducati dhe i katërti Valentino Rossi me Yamaha. Pranë tyre edhe Jack Miller, me 5 pilotët e parë që janë brenda 2 të dhjetave. Kjo pritet ta bëjë mjaft interesante garën e nesërme (starti ora 20:00).

Marquez konfirmoi edhe një herë objektivin e tij për të korrur në Argjentinë suksesin e parë sezonal, duke siguruar sot “pole” nr.5 në 6 vitet e fundit. Gjithsesi, ai nuk ka për ta patur aspak të lehtë të fitojë, duke parë rivalët që ka pas. Shoku i tij i skuadrës, Jorge Lorenzo, u kualifikua në vendin e 11-të1 sekondë më i avash se Marquez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here