Eros Grezda pranë transferimit në Francë

Aventura e Eros Grezdën me Rejnxhërsin në kampionatin skocez ka përfunduar dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i tij te skuadra e re.

Mediat skoceze raportojnë se Rengers ka arritur akordin me klubin francez të Brestit për të shitur sulmuesin shqiptar, i cili në Skoci nuk ka arritur të tregojë vlerat.

Transferimi i Grezdës në Francë, do t’i kushtojë Brestit 1.7 milionë paund, shifër kjo e cila afrohet me shumë të cilën Rejnxhërsi ka paguar te Osijeku në kohën kur mori sulmuesin shqiptar. Bresti e mbylli kampionatin në vendin e dytë pas Metzit, duke siguruar kalimin në Ligën e Parë franceze këtë sezon.

Në nivel skuadrash, ky mund të konsiderohet një hap pas për Grezdën i cili largohet nga një ekip legjendar që synon titull kampion në Skoci, megjithatë ka mundësi të arrijë n formën maksimale në Francë. Niveli i skuadrës te e cila po kalon, do ta ndihmonte sulmuesin shqiptar në aspektin personal për të lënë pas këtë moment të vështirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here