Milani madh po kthehet: Rosonerët transferojnë yllin 80 milionësh

Milani është mjaftë aktiv në këtë merkato dhe Rosonerët kanë siguruar 5 përforcime për sezonin e ri, ndërsa sipas raportimeve të fundit është arritur marrëveshja për transferimin e Angel Correas.

Mirëpo nuk mbaron me kaq. Sipas raportimeve të fundit Milani mund ta transferojë yllin portugez, Bruno Fernandes.

Agjenti i njohur portugez, Jorge Mendes, është duke kërkuar një skuadër për klientin e tij Bruno Fernandes, pasiqë transferimi i këtij të fundit te Manchester United dështoi.

Bisedimet kanë filluar dhe  mediat italiane raportojnë se në këtë transferimin mund të përfshihet Andre Silva.

E përditshmja portugeze A Bola, shkruan se Milani është i gatshëm të ofrojë Andre Silvan, Samu Castillejon dhe 30 milionë euro për Bruno Fernandes.

Oferta tjetër është 40 milionë euro dhe kartonin e Andre Silvas, mirëpo Sporting nuk dëshiron përfshirjen e lojtarëve dhe ka kërkuar 80 milionë euro për Brunon.

Sporting është në krizë financiare dhe klubi është i detyruar të shesë patjetër këtë merkato dhe kjo rrit gjasat e transferimit të Fernandes për tu transferuar në San Siro, pasiqë për portugezin nuk është asnjë tjetër skuadër në garë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here