Igli Tare mposhti Ronaldon me blerjen… 500 mijë euro

Një shikim në tribunë dhe tjetri në drejtim të Luis Albertos, ndonëse Beatrisi i tij vjen përpara çdo gjëje, ashtu sikurse Diego i vogël. Gjithsesi, nuk mund të kishte munguar as ai shikim në drejtim të atij personi, Igli Tares, i cili e zbuloi, më saktë gërmoi deri në kategorinë e katërt angleze, për t’i dhënë atë arenën e rëndësishme që Luis Felipe po tregon se e meritoi, madje e pushtoi mbrëmjen e së shtunës, me asiste dhe një lojë fantastike. 

evc___20191207_juv__laz_9f08c8e0_e6d5_46f7_b272_80995

Madje, Felipe sigloi edhe golin e barazimit momental 1-1, i cili i hapi rrugën suksesit përballë skuadrës së Kristiano Ronaldos, që thjesht sa për ta kujtuar, fiton 31 milionë euro neto në sezon, por pa harruar edhe thyerjen e asaj tabuje ndaj “Zonjës së Vjetër”, që në “Olimpiko” zgjaste prej 16 vitesh.

 “XHOLI” I INZAGIT 

Njeriu që i hapi rrugë thyerjes së tabusë vjen nga Kolima dhe është 22 vjeç. Inzagi e thërret “Ramos”, ndërsa e ëma “Fefe”, pseudonimi i një jete. Dhe nëse kthen kokën pas, historia e tij është thjesht një përrallë e radhës në botën e futbollit.

luiz-felipe-lazio-2018

Vetëm 4 vite më parë, Luis Felipe luante në Serinë D braziliane me Ituanon, studionte Tiago Silvën në “Youtube”, ndërsa tani mëson nga “profesor” Açerbi që e ka përkrah në stërvitje dhe në ndeshje. Ai është shkurt lojtari “xhol” i trajnerit Inzagi, i aftë që të bëjë qendrën e djathtë të mbrojtjes, të majtën, por, pse jo, edhe shtyllën qendrore të repartit.

ÇFARË NUHATJEJE 

Por nëse nuk do të kishte qenë për nuhatjen e Igli Tares, ish-kapitenit dhe sulmuesit të Shqipërisë, ashtu sikurse edhe të Lacios, Luis Felipe ndoshta mund të kishte vonuar edhe më shumë zbarkimin e tij në Europë apo edhe shpërthimin që po shijon aktualisht. Drejtori sportiv i të kaltërve i shtoi kurrikulumit të tij gjenialitetin e radhës, nuhatjen e radhës për një kampion që e gjithë Italia e pa të shtunën në aksion, duke menduar se e rrëmbeu në heshtje absolute, siç i pëlqen Tares, por mbi të gjitha vetëm për pak qindarka, vetëm për 500 mijë euro.

process

Në ditën e parë të tij në Itali, në Padeia për vizitat mjekësore, ishin vetëm një grusht me gazetarë, ndonëse Luis Felipe ishte vetëm transit aty, përpara se të transferohej në Salerno, te Salernitana, skuadra e dytë e presidentit Lotito, në Serinë B, ku do i duhet të thyente disa kocka, për të treguar sa vlente. Por pas vetëm 7 ndeshjes dhe një goli me Beneventon, Tare e thërret menjëherë në bazë, në Romë, ku do të fitonte menjëherë edhe zemrën e Simone Inzagit.

Mjaftuan pak stërvitje dhe trajneri ishte i bindur: “‘Ramos’ do të qëndrojë me ne, pasi e ka fituar bluzën e Lacios me punë dhe talent”. Dhe si dhuratë erdhi debutimi ndaj Milanit, ndërsa më pas vjen debutimi në Europë ndaj Nisës, ku i bëhet hije Balotelit, duke e frenuar në çdo moment dhe në fund vjen edhe kurorëzimi i Inzagit: “Felipe ishte çelësi i suksesit për ne”.

Igli.Tare.Lazio.2019.20.conferenza.stampa.750x450

Ndërkohë, nisi të bëjë disa ndeshje me kombëtaren U-20, madje tundoi edhe trajnerin Di Biaxho për ta thirrur te Shpresat e Italisë, por Luis tha “jo” me shumë klas: “Ndihem brazilian, pasi edhe emrin tim prindërit ma kanë vënë në nder të trajnerit Felipe Skolari, prandaj nuk mund ta tradhtoj atdheun tim”.

Por mbi të gjitha, Luis Felipe nuk tradhtoi as zbuluesin e tij, Igli Taren, i cili e blindoi vjet me një kontratë deri në vitin 2022, por ndoshta pas ndeshjes me Juventusin, po mendon të bëjë gati edhe marrëveshjen e re, për ta përkëdhelur edhe më shumë “biznesin” fitimprurës të radhës. Siç ka bërë thuajse gjithmonë, fundja, gjatë aventurës së re si njeriu i merkatos gjeniale laciale…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here