Çfarë pasioni: Ja çfarë i ndodhi Contes pas barazimit me Cagliarin

Siç raporton Gazzetta dello Sport, trajneri i Interit Antonio Conte ka marrë një trajtim nga stafi mjeksor pas barazimit me Cagliarin.

Conte u fut në fushë pas përfundimit të ndeshjes për të protestuar ndaj arbitrit Gianluca Manganiello për mënyrën se si ai e kishte gjykuar ndeshjen dhe për ndëshkimin e Lautaros me të kuq.

Pas kësaj Conte u detyrua të marrë ndihmë nga stafi mjekësor pasiqë pësoi takikardi (gjendje kur zemra rrah më tepër se 100 herë në minut). Stafi mjekësor u detyrua ti jap ilaçe Conte për ta qetësuar atë.

Conte nuk ishte i pranishëm në pres konferencën pas ndeshjes dhe u largua nga Meazza me veturë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here