E bujshme: Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e Ligue 1

Kampionatet në europë janë pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, por klubet kanë filluar të mendojnë për përforcimet e reja.

Liverpooli pritet të shpenzojë në merkato për përforcime në repartin sulmues. The Reds dëshirojnë transferimin e yllit të Ligue 1, Victor Osimhen.

21-vjeçari po shkëlqen me Lille këtë sezon dhe në 38 ndeshje të luajtura ka shënuar 18 gola.

Le10Sport, shkruan se Liverpooli është i gatshë  ta thejë rekordin dhe të ofrojë 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e nigerianit.

Interesim për Osimhen kanë shfaqu Barcelona, Bayern Munich, Real Madrid, mirëpo me një ofertë prej 100 milionë eurove besohet se Liverpooli është favorit për transferimin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here