Marc Marquez me Honda fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Aragon, Spanjë, duke hedhur një tjetër hap drejt titullit kampion bote në Moto GP.
Një garë e dominuar nga piloti spanjoll, që e nisi atë nga vendi i parë dhe e mbylli si fitues, duke mos e diskutuar asnjë moment fitoren.
Epërsia e Marquez karshi rivalëve ishte e ndjeshme, duke u shkëputur 1 sekondë pas vetëm një xhiro, ndërkohë që në mesin e saj ai ishte shkëputur gati 7 sekonda. Kjo bëri që vëmendja të përqendrohej te sfida për një vend në podium, pasi fituesi ishte parashikuar që në start.
Kështu, në podium u ngjitën italiani Andrea Dovizioso me Ducati (i dyti) dhe australiani Jack Miller me Ducati Pramac (i treti), që në xhirot e fundit dueluan fort mes tyre dhe Vinales. Vetëm i teti Valentino Rossi me motorin tjetër Yamaha, në një garë zhgënjyese për legjendën italiane.
? #MotoGP RACE@marcmarquez93 wins at MotorLand and moves a step closer to the 2019 title! ?#AragonGP ?? pic.twitter.com/1XROrYkZuG
— MotoGP™ ?? (@MotoGP) September 22, 2019